Vendimi për paraburgimet/ Alibeaj: Masat e arrestit janë rutinë, çështje të 'kalcifikuara'. Po pse po trajtohet pikërisht tani...
Në një lidhje direkte në Ora News, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, komentoi nismën e Gjykata e Lartë për një vendim unifikues lidhur me masat e paraburgimit.
Ai e vendosi këtë zhvillim në një klimë të tensionuar mes politikës dhe sistemit të drejtësisë, duke ngritur pikëpyetje për kohën kur po ndërmerret kjo nismë.
“Si çështje, paraburgimet janë ngritur më së shumti nga vetë kryeministri. Pra kemi një debat që ka nisur nga politika dhe jo nga sistemi i drejtësisë.”-tha ai.
Sipas tij, tema e paraburgimeve nuk është e re dhe praktika gjyqësore në këtë drejtim konsiderohet e konsoliduar.
“Masat e arrestit në burg janë rutinë për prokurorinë dhe gjykatat. Është një çështje e kalcifikuar, pa dilema apo paqartësi ligjore. Ndaj lind pyetja pse po trajtohet pikërisht tani.”-shtoi ish-deputeti.
Alibeaj solli në vëmendje edhe zhvillimet e fundit, përfshirë përplasjet mes qeverisë dhe drejtësisë, si dhe rastet e hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë.
Në fund, ai shtoi se mbetet për t’u parë vendimi përfundimtar i Gjykatës së Lartë, duke shmangur çdo paragjykim për përmbajtjen e tij, por duke nënvizuar se ky hap po ndodh në një moment të ndjeshëm politik.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

