Gjermania i përgjigjet ashpër SHBA-së: BE nuk ndërhyn në zgjedhjet në Hungari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2026, 18:09
Gjermania refuzon akuzat e nënpresidentit amerikan JD Vance se Bashkimi Evropian po ndërhyn në zgjedhjet në Hungari.
Zëvendëszëdhënësi i kancelarit, Sebastian Hille, tha se vizita e Vance pak ditë para zgjedhjeve tregon se kush po përpiqet të ndikojë tek votuesit.
Vance gjatë vizitës së tij në Budapest u takua me kryeministrin Viktor Orban dhe shprehu mbështetje për rizgjedhjen e tij.
Ai kritikoi BE-në, duke thënë se Brukseli po përpiqet të kufizojë vullnetin e votuesve hungarezë dhe po ushtron presion ndaj kompanive të rrjeteve sociale për të kontrolluar informacionin që shfaqet.
Gjermania e konsideron këtë pretendim të pabazuar dhe e refuzon kategorikisht si ndërhyrje në zgjedhjet e Hungarisë.

