Sulm t*rrorist në konsullatën izraelite/ Erdogan: Sulm frikacak dhe i neveritshëm në Stamboll, nuk do lejojmë destabilizim

Një sulm terrorist goditi konsullatën izraelite në Stamboll, ku tre terroristë u neutralizuan dhe dy oficerë policie u plagosën lehtë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e quajti sulmin një akt frikacak dhe të neveritshëm.

Ai bëri të ditur se Prokuroria, policia dhe shërbimet e inteligjencës kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Erdogan uroi shërim të shpejtë për oficerët e plagosur dhe siguroi se Turqia do të vazhdojë me vendosmëri luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit, duke mos lejuar që klima e sigurisë të ndikojë nga provokime të tilla.

Ngjarja ndodhi në zonën e Besiktas dhe shkaktoi shqetësim të madh për sigurinë e konsullatave dhe institucioneve në qytet.