Zelensky paralajmëron: Konflikti SHBA-Izrael-Iran mund ta lërë Ukrainën pa mbrojtje ajrore
Kryeministri ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se një konflikt i gjatë midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit mund të largojë vëmendjen e Uashingtonit nga Ukraina, duke rrezikuar që vendi të mbetet pa mbrojtje ajrore të mjaftueshme.
Ai tha se Ukraina ka nevojë urgjente për më shumë sisteme Patriot të prodhuara në SHBA për të mbrojtur qytetet nga sulmet e përditshme të Rusisë.
Sulmet ruse kanë goditur zona urbane, duke vrarë shumë civilë dhe duke goditur furnizimin me energji, ujin dhe ngrohjen, ndërkohë që Ukraina përpiqet të zhvillojë dronë dhe raketa të reja.
Zelensky paralajmëroi se një luftë e gjatë me Iranin mund t’i japë më pak mbështetje Kievit.
Bisedimet e fundit të ndërmjetësuara nga SHBA midis Rusisë dhe Ukrainës përfunduan pa rezultate të dukshme në shkurt.

