Lajm i rremë për Trumpin në spital! Shtëpia e Bardhë e mohon zyrtarisht

Lajm i rremë për Trumpin në spital! Shtëpia e Bardhë e
Ditën e djeshme u përfol se Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, ishte shtruar në spital, pas lajmeve që qarkulluan në rrjetet sociale për Spitalin Ushtarak Walter Reed në Maryland.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë i mohoi këto thashetheme si të pavërteta dhe të pabazuara.

Mediat amerikane raportojnë se helikopteri presidencial nuk u pa në spital gjatë mbrëmjes dhe marinsat që qëndrojnë në Zyrën Ovale ishin në vendin e tyre.

Vetë Trump publikoi më herët sondazhe në favor të tij në platformën Truth Social dhe një video me bomba amerikane që binin mbi Iranin, duke treguar se aktiviteti i tij presidencial vazhdon normalisht.