Topuzi: Rritje e moderuar, sfida është cilësia jo numri! Shqipëria nuk është gati për turizmin elitar

Shqipëria ende nuk është e përgatitur për turizmin elitar që mund të përfitojë nga situata e krijuar nga konflikti në Lindjen e Mesme. Sipas kryetarit të Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Zak Topuzi, turizmi shqiptar pritet të shënojë një rritje port ë moderuar pasi sfida kryesore mbetet cilësia e shërbimeve dhe të ardhurat që lë çdo turist.

BLENDI GONXHE: “Shqipëria është një potencial shumë i mirë që ata që do shkonin në Lindjen e Mesme me riorganizimin e agjendës së tyre të udhëtimit do ta ketë Shqipërinë për oferta më të mira”.

Por ndryshe nga ministri Blendi Gonxhja për kreun e shoqatës së operatorëve turistike Zak Topuzi rritja e turizmit pritet të jetë e moderuar.

Topuzi thotë se Spanja është favorite për të përthithur pjesën më të madhe të këtij fluksi turistësh të cilët orientohen drejt destinacioneve me standarde të larta dhe oferta elitare.

Sipas Topuzit të dhënat më të fundit tregojnë se ndonëse vendi ynë ka përfituar miliarda euro nga turizmi, shpenzimi mesatar për turist ka rënë.

Në një kohë kur tregu global po ndryshon, sfida kryesore e Shqipërisë mbetet kalimi nga turizmi masiv drejt atij cilësor.