FOTO+EMRI/ Zbulohet identiteti i autorit të pl*gosjes së dy të rinjve në Shkodër, i ndaluar më parë për...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2026, 22:29
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur me mjet prerës pas një përplasjeje të ndodhur në qendër të qytetit.
Sipas burimeve, autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi Nikson Kodra, i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy të rinjtë gjatë konfliktit.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Burime bëjnë me dije se i dyshuari rezulton edhe më herët i ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje dhe për çështje që lidhen me lëndë narkotike.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit të dyshuar.