Tragjedi në shkollën në Durrës/ 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fiskulturës, i mituri pësoi...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2026, 16:16
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasdite në një shkollë të mesme në Durrës.
Rreth orës 15:15, një 17-vjeçar është ndjerë keq gjatë aktivitetit në palestër dhe ka humbur ndjenjat.
Ai është transportuar menjëherë me ambulancë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku mund të ketë qenë një arrest kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit.

