VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (3 - 4 Prill 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Evropa Lindore dhe zona e Alpeve do të kenë vranësira me reshje shiu dhe dëbore, ndërsa në Ballkan reshjet do të jenë të pakta; pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga mot i qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira, më të dukshme në lindje me mundësi për reshje të pakta në zona malore. Temperaturat luhaten nga 1°C në 17°C, era fryn mbi 35 km/h dhe dallgëzim 2 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Gadishulli Skandinav dhe disa zona jugore do të kenë mot me reshje dhe stuhi, ndërsa pjesa më e madhe e Evropës, përfshirë Ballkanin dhe Evropën Qendrore, do të dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me kthjellime, sidomos në bregdet, ndërsa pasdite priten vranësira dhe reshje lokale në zonat lindore. Temperaturat luhaten  nga 2°C në 21°C, era fryn deri mbi 45 km/h dhe dallgëzim 3 ballë.