(EMRAT) Shtëpia e barit nën emrin e ish-drejtorit të Burgut të Rrogozhinës/ Ja 7 punonjësit e policisë të pezulluar për përfshirje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2026, 17:01
Shtatë punonjës të Komisariatit të Policisë Peqin janë pezulluar nga detyra pas gjetjes së një depoje të mbushur me kanabis. Depoja ishte regjistruar në emrin e ish-drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.
Mes të pezulluarve janë, komisar Altin Gusho, nënkomisar Bilbil Lita, komisar Danjel Kaçaniku, komisar Denis Sinani, nënkomisar Sefer Dushku, inspektor Muharrem Zylyfi dhe inspektor Arben Koseni.
Hetimet ndaj tyre janë në zhvillim dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.
