EMRAT/ Zbardhen detaje nga sherri me th*kë në Shkodër, ja çfarë moshe kanë të rinjtë e pl*gosur

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Rreth orës 19:50, një 19-vjeçar, Enis Preza, dhe një 17-vjeçar janë paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para dyshohet se të rinjtë janë plagosur gjatë një konflikti të çastit në lagjen “Qemal Stafa”.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.