E padëgjuar, noterja shet shkallët dhe ambientet e pallatit dhe dy herë dyqanet

Artur Tahiraj, një ndërtues nga Vlora, ka ngritur një denoncim të fortë për noteren Luljeta Cenaj, të cilën e akuzon se ka shitur dy herë të njëjtat dyqane, fillimisht në vitin 2012 dhe më pas në vitin 2020.

Megjithëse denoncimi është bërë që në vitin 2022, Tahiraj dhe avokati i tij nuk kanë marrë asnjë informacion mbi ecurinë e hetimeve për katër vite.

Rasti shtrihet edhe në ambientet e përbashkëta të një pallati, konkretisht korridori dhe shkallët, të cilat, sipas Tahirajt, janë shitur në favor të Ermira Cenajt, bashkëshortes së njërit prej ortakëve.

Pamjet e siguruara nga emisioni “Stop” tregojnë se këto ambiente janë kthyer në dyqan dhe përdoren për përfitime financiare.

Për këtë çështje, Prokuroria e Vlorës ka vendosur mosfillimin e procedimit penal për ambientet e përbashkëta.

Gazetari kontaktoi noteren Luljeta Cenaj për shpjegime mbi këto veprime, por ajo refuzoi të përgjigjej dhe u mbyll brenda zyrës së saj. Gjithashtu, u pyet edhe blerësja Ermira Cenaj për çmimin e blerjes, certifikatën e pronësisë dhe vendimin e asamblesë së ortakëve në vitin 2022, kur mandati i administratorit kishte përfunduar.

Blerësja e ambienteve Ermira Cenaj – Po! Ëëë… po! Përshëndetje zotëri! Si kaloni? Çertifikatë ambienti i përbashkët…, për këtë duhet të pyesni administratorin e shoqërisë zotëri, jo mua. Unë kam marrë një kontratë paraprake dhe mora, pranova, për të blerë dyqanin, sepse ndryshe, në momentin, që unë nuk kisha akses, të fluturoja nga të futesha, ato nuk kanë… Atëherë, këtë gjë mund ta verifikoni në hipotekë, duke qënë se unë ju kam nisur shumë të saktë numrat e pasurive…. Jo, jo! Unë ia kam blerë shoqërisë zotëri, shoqëria është “Alsat 007”, nuk ka lidhje me bashkëshortin. Atëhere zotëri, ju lutem, duhet të jeni i paanshëm në momentin, që shpreheni, sepse bashkëshorti im, xx, nuk kuptohet 33% të aksioneve, sikurse  zotëron edhe zotëria Artur Tahiraj, kështuqë, nuk mund të bëni diferencë, n.q.s është nuk kuptohet xx apo jo…Është shoqëria, është person juridik, ia kam blerë shoqërisë. Jo, jo nuk i ka humbur mandati i administratorit, e keni të dorëzuar në QKR aplikimin,thjesht QKR nuk e di, pse s’e ka bërë kalimin e administratorit.

Komunikimi i gazetarit me zyrën e Luljeta Cenaj

Gazetari – Si jeni? Është Luljeta?

Zyra e Luljeta Cenaj – Është me disa njerëz.

Gazetari  Ok! Po e pres… E mbyllët derën!

Zyra e Luljeta Cenaj  Po, patjetër!

Gazetari – Po nuk është etike kështu… Po ju kush jeni?

Zyra e Luljeta Cenaj – Mund të vazhdoni!

Gazetari – Është ambient publik zyra noteriale, nuk është shtëpi, ok! Kemi ardhur këtu për nja dy dyqane, që i ka shitur dy herë edhe ambientet e përbashkëta, që i ka shitur. Nuk na kanë dëgjuar veshët, që të shiten ambientet e përbashkëta. Për këto kemi ardhur.

Zyra e Luljeta Cenaj – Shumë mirë! Unë e vlerësoj, që keni ardhur, por mund ta bësh me shkresa zyrtare, me email!

Gazetari – Po ja, ku i kam dokumentat! Cfarë do të kërkoj unë, këto do më jepni…!

Gazetari – Ëëë, po t’ju pyesim juve në fakt.

Zyra e Luljeta Cenaj – Jo, unë nuk kam lidhje! Mua mos m’u drejto fare!

Gazetari – Ok! Po e presim atëhere!

Zyra e Luljeta Cenaj  Mbaroi për sot noterja,prandaj e mbylla derën.

Gazetari – Po nga do dalin klientët, që janë brenda?

Zyra e Luljeta Cenaj – Ka portë nga ana tjetër.