Prokuroria e Përgjithshme mohoi s*lmin kibernetik nga 'Homeland Justice', por prokuroritë e juridiksionit në ‘black out’, pa sistem institucionet e drejtësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2026, 12:06
Edhe pse Prokuroria e Përgjithshme e mohoi sulmin, prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm janë pa sistem.
Shkak i këtij ‘black out’ është bërë hakerimi i sistemit nga grupi i hakerave ‘Homeland Justice’.
Dje. grupi i hackerave “Homeland Justice” njoftoi se kishte kryer një sulm kiberbetik në drejtim të sistemeve të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme në Shqipëri.
Grupi i hckerave iranianë pretendon se ka depërtuar në rrjetet e sistemit gjyqësor dhe te prokuroria dhe se ka siguruar të dhëna dhe dokumente që, sipas tyre, lidhen me funksionimin e brendshëm të institucioneve të drejtësisë.