"BLINDOHET" FUSHË KRUJA! Postoblloqe në çdo cep, kontrolle për a*mëmbajtje dhe posedim dr*ge

Mbrëmjen e sotme, policia ka nisur një aksion të gjerë në zonën e Fushë-Krujës.

Forca të Komisariatit të Policisë Krujë dhe njësitë e Drejtorisë së Policisë Tiranë kanë vendosur postoblloqe në të gjitha akset kryesore të rrethit.

Kontrollet synojnë parandalimin e veprimtarive kriminale, ndalimin e personave në kërkim dhe kapjen e atyre që qarkullojnë me armë ose droga.

Policia ka vënë nën vëzhgim zonat ku ka më shumë aktivitete kriminale dhe ato të kultivimit të kanabisit. Aksioni do të vazhdojë gjatë gjithë natës për të garantuar sigurinë në rrethin Krujë.