Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose zëvendësohet nga...

Klevis Qose është shkarkuar nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Mësohet se vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Ende nuk dihet shkaku i shkarkimit të Qoses. Ndërkohë që në vend të tij është vendosur Adriatik Kupi.