VIDEO/ Shqipëria e nis keq pjesën e dytë ndaj Ukrainës, kuqezinjtë pësojnë gol

Kombëtarja e Shqipërisë pëson gol në pjesën e dytë të miqësores ndaj Ukrainës.

Në minutën e 46-të, Oleksiy Hutsuliak shfrytëzon një krosim të saktë në zonë dhe dërgon topin në rrjetë me kokë, duke kaluar ukrainasit në avantazh.

Një fillim i vështirë i pjesës së dytë për kuqezinjtë, që tashmë duhet të reagojnë për të rikthyer baraspeshën në këtë sfidë miqësore që luhet në Valencia.

VIDEO E GOLIT