Shkelja me tenderin 700 mijë euro/ Caktohen gjyqtarët që do të vendosin për kërkesën e Benet Becit dhe 6 bashkëpunëtorëve të tij
Elsa Ulliri është caktuar nga shorti elektronik si relatore për dosjen ndaj kryebashkiakut Benet Beci, i cili akuzohet për shkelje barazie në tendera.
Bashkë me Becin të pandehur janë marrë pandehur edhe 6 bashkëpunëtorët e tij.
Përveç Ullirit, shorti ka caktuar dhe gjyqtarët Besmir Stroka dhe Irena Gjoka.
Kjo treshe gjyqtaresh do të vendosë edhe për kërkesën e të pandehurve për tu gjykuar me gjykim të shkurtuar, kërkesë kjo e relatuar në seancën e fundit të zhvilluar në GJKKO.
Sipas SPAK, Beci ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik” me vlerë 96.5 milion lek.
Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e Evis Berberit.
