"Politikanët për të mbijetuar, duhet të jenë pjesë e strukturave të mëdha"/ Bala: Aventurat individuale kanë një fund të paracaktuar
Në emisionin “Drejt” këtë javë ishte analisti Alban Bala foli për klimën e zhgënjimit në politikën shqiptare dhe tendencën e politikanëve për të hequr dorë nga protagonizmi individual.
Bala u fokusua tek mënyra se si historia politike dhe kujtesa kolektive i kanë bindur figurat politike që të rikthehen në partitë mëmë, duke lënë mënjanë ëndrrat për sukses të pavarur.
“Politikanët shqiptarë po kuptojnë se për të mbijetuar, duhet të jenë pjesë e strukturave të mëdha. Historia e kujtesa kolektive i ka bindur që ëndrra për protagonizëm individual është shpesh e kotë.”- tha Bala.
Ai përmendi se ndonëse rastet si ai i Ilir Metës janë përjashtime, në përgjithësi aventurat individuale kanë një fund të paracaktuar.
Bala vuri në dukje se mbijetesa dhe suksesi politik janë të lidhura ngushtë me strukturat e mëdha partiake, ndërsa tentativat për të shkëlqyer jashtë tyre zakonisht dështojnë.
“Rasti i Ilir Metës ishte një përjashtim, por edhe ai, në fund, nuk shpëtoi nga rregulli. Aventurat individuale zakonisht kanë një fund të paracaktuar.”-shtoi ai.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT" NË ORA NEWS:

