“Liderët 30-vjeçarë sfidojnë demokracinë”/ Ramaj: Votëbesimi nuk të shpëton nga përgjegjësia
Në emisionin "Drejt", ishte i ftuar avokati Redi Ramaj për të diskutuar mbi situatën politike në Shqipëri dhe ndikimin e qëndrimeve të gjata në krye të partive politike.
Ai tha se skena politike ka mbetur e bllokuar, ku liderët dominojnë prej dekadash, duke kufizuar ndryshimet dhe risitë e nevojshme për qytetarët.
“Edhe pse një lider ka votëbesim, kjo nuk e shpëton nga përgjegjësia. Llogaridhënia është thelbësore për një sistem demokratik funksional.”- tha avokati.
Ramaj argumentoi se një lider i qëndrueshëm më shumë se 15 vjet nuk garanton demokraci brenda partisë. Ai shtoi se vota e qytetarëve nuk e bën të paprekshëm një drejtues dhe se prania e figurave politike nën hetime sfidon besimin publik.
“Kur liderët qëndrojnë në pushtet më shumë se 15 vjet, politikat dhe qasjet e tyre arrijnë një kufi, dhe qytetarët nuk përfitojnë risitë që duhen.”-shtoi Ramaj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT" NË ORANEWS:
