Liderë të përjetshëm dhe parti pa debat/ Çepani: Demokracia e brendshme mbetet sfidë madhore për politikën shqiptare

Skema politike në Shqipëri vuan nga një mungesë kronike e demokracisë së brendshme, një fenomen që prek të gjitha forcat politike, nga më të mëdhatë te ato më të voglat.

Debati i brendshëm dhe ndryshimet strukturore mbeten një sfidë e madhe, duke bërë që problematikat të përqendrohen shpesh tek individë të caktuar, pa prekur thelbin e funksionimit të partive.

Për të folur më tepër rreth kësaj teme, e ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora news", ishte juristja Edlira Çepani.

"Do të ishte një lajm i mirë në qoftë se në partitë politike shqiptare, jo vetëm në Partinë Socialiste, do të kishte një debat edhe ndryshime të brenda të diskutimit edhe të debatit brenda brenda partisë.

Fatkeqësisht ne e shohim shumë shpesh këtë lloj problematike, e cila mbaron me individin.

Individi jo qëndron ose del jashtë partisë edhe mbaron aq, partia vazhdon të funksionojë ashtu siç ka funksionuar gjithmonë, me ato problematika që ne i ngremë shumë shpesh dhe kemi vite që i ngremë, që është mungesa e demokracisë së brendshme brenda partive politike.

Ne kemi më shumë se sa 134 parti politike në Shqipëri, të cilat shumë rrallë i monitorojmë se sa herë bëjnë zgjedhje, sa herë i ndërrojnë kryetarët, se si funksionojnë realisht forumet e tyre.

Disa prej tyre nuk ekzistojnë fare, figurojnë vetëm në listat e KQZ-së. Po edhe partitë më të mëdha politike shqiptare, të cilat ndërrohen herë pas here në drejtimin e vendit, kanë probleme shumë serioze përsa i përket demokracisë së brendshme dhe këtë jo se e themi ne nga perceptimi jonë i jashtëm, po e thonë të gjitha studimet që ne bëjmë brenda partive politike, siç është rasti i barometrit që ne bëjmë në lidhje me partitë politike.

Një nga problemet kryesore që del është mungesa e demokracisë së brendshme, mungesa e debatit real të brendshëm dhe mungesa e strukturave të shëndetshme brenda partive politike, të cilat duhet të funksionojnë me një hierarki të caktuar.

Edhe kjo fatkeqësisht nuk është vetëm brenda Partisë Socialiste, funksionon edhe në në partitë e tjera.

Ne e shohim edhe përsa i përket liderave të partive politike, të cilët nuk janë ndryshuar në 34 vitet e fundit, kështu që problematikat janë të shumta", u shpreh Çepani.

Ndiqni emisionin e plotë: