CARAPULI NDËRTOI PA LEJE/ Ndërtuesi nën akuzë. “Digjen” Kryeinspektori dhe juristi i IMT-së (EMRAT)

Biznesmeni Pandeli Carapuli ëhstë nën akuzë dhe masë sigurie për ndërtim të paligjshëm nga Prokuroria e Tiranës. Kryeinspektori dhe juristi i IMT-së së Bashkisë Tiranë ndërkohë janë pezulluar dhe po hetohen pasi dyshohet se lejuan shkeljen e ligjit

Ndëtuesi Pandeli Carapuli është vënë nën akuzë dhe masë sigurie nga Prokuroria e Tiranës për ndërtim të paligshëm, cka I ka kushtuar pezullim nga detyra dhe përballje me drejtësinë

kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, IMT pranë Bashkisë Tiranë, Rigers Sheqeri dhe juristit të këtij institucioni Erlion Papa. Prokuroria e Tiranës, njoftoi zyrtarisht se Pandeli Carapuli akuzohet për “ndërtim të paligjshëm” dhe ndaj tij janë caktuar masat e sigurimit personal, “ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim paraqitje”. Dy zyrtarët  IMT pranë Bashkisë Tiranë, dyshohen për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim, pasi lejuan ndërtime pa leje, duke penguar marrjen e masave të nevojshme ligjore.

Hetimi sic thotë prokuroria e Tiranës nisi pas kallëzimit të Admir Agos, administrator I një shoqërie, i cili ngriti pretendime se pronën e saj janë kryer punime pa leje ndërtimi që kanë sjellë dëmtime.

Punimet sipas prokurorisë janë kryer pa leje në territorin e njësisë administrative Farkë nga shoqëria “Eurocol” sh.p.k., megjithëse ka qenë e nevojshme pajisja me leje ndërtimi.

Në njoftimin zyrtar thuhet se shoqëria “Eurocol” sh.p.k. ka ndërtuar mur betonarme, ndërkohë që ka pasur leje punimesh për ndërhyrje në infrastrukturë dhe për vendosjen e barrierave ndaj zhurmave, që nuk përkon me objektin në fjalë. Nga verifikimet ka rezultuar se punonjësit IMT pranë Bashkisë Tiranë, fillimisht kanë mbajtur proces-verbal për konstatimin e kundërvatjes nga ana e shoqërisë “Eurocol” sh.p.k. në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Por, më vonë, kryeinspektori Rigers Sheqeri, duke u bazuar në relacion të përgatitur nga juristi Papa, ka vendosur mbylljen e procedures ndaj kompanisë së Carapulit. Prokuroria e Tiranës thotë se nga verifikimet rezulton se  mbyllja e procedurës është kryer në kundërshtim me ligjin, pa marrë ndaj subjektit ndërtues asnjë nga masat administrative të parashikuara në ligjin “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”.

Biznesmeni Carapuli është njohur me masat e sigurisë një ditë më parë në Drejtorinë e Policisë.