Ceremonia e betimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit/ Koçiu: Policia ka rol kyç në procesin e integrimit të vendin në BE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2026, 09:43
Sot u zhvillua ceremonia e betimit të Skënder Hitës si drejtori i ri i Policisë së Shtetit, vetëm një ditë pas zyrtarizimit të emrit të tij. Fjalën hapëse në këtë event të rëndësishëm e mbajti zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.
Ajo u shpreh se, detyra e parë e drejtorit të ri të policisë, është forcimi i standardit të policisë. Sipas saj, policia ka rol kyç në procesin e integrimit të vendin në BE.
“Zgjedhja e tij në krye të Policisë, tregon se si ecet në shkallët e karrierës. Detyra e parë e drejtorit të ri të policisë, është forcimi i standardit të policisë, i kësaj organizate, që është ndër organizatat më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Policia ka rol kyç në procesin e integrimit të vendin në BE.”, tha Koçiu.
