POLICI PËR NJË VEND DREJT BE!Skënder Hita: Luftë krimit e korrupsionit, siguri për qytetarët

Skënder Hita mori detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke shpallur si prioritete luftën kundër krimit dhe korrupsionit, rritjen e sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Ministri Besfort Lamallari dhe zv/kryeministrja Albana Koçiu theksuan nevojën për profesionalizëm dhe rolin kyç të policisë në integrimin e Shqipërisë në BE.

Skënder Hita: Betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit

Skënder Hita nisi detyrën si drejtor I Përgjithëm I Policisë së Shtetit dhe menjëherë shpalli prioritetet e punës që nisin nga lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar tek siguria e qytetarëve, rritja e transparencës, e forcimi I bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

Theksoi sfidën për të ndërtuar një polici të një vendi anëtar të Bashkimit Europian, ku Shqipëria synon të bëhet pjesë.

Mori angazhime direkte para qytetarëve dhe medias si gardianë të së vertetës.

Vartësve u garantoi mbështetje, por kërkesat për ta I bëri të qarta që në ditën e parë.

Ministri I Brendshëm, Besfort Lamallari I la tre porosi publikisht.

Forconi më tej profesionalizimin, thelloni luftën kundër paligjshmërisë, dhe të garantoni që Policia të mbetet një institucion në shërbim të qytetarëve dhe jo mbi ta”.

Edhe një herë përsëriti se Skënder Lita e meriton të jetë në krye policisë së Shtetit, duke I kthyer përgjgje akuzave të opozitës për garë të përcaktuar e ndikim politik.

Duke thekuar rolin e policisë së Shtetit në procesin e integrimit në BE, Zv/kryeministrja Albana Koçiu, kërkoi që uniformën blu ta mbajnë veshur vetëm ata që e meritojnë.

Skënder Hita, është 46 vjec dhe gjatë karrierës ka drejtuar uniformat blu në disa qarte të vendit, para se zgjidhej në krye të organizatës së unformave blu për një mandate 5 vjecar.

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skënder HITA
“E nderuar Zëvendëskryeministre, znj. Koçiu, 

I nderuar Ministër i Punëve të Brendshme, z. Llamallari,

I nderuar Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes z. Bledar Çuçi.

Të nderuar oficerë ndërlidhës të policive partnere,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar kolegë,

Të dashur qytetarë,

Sot është dita më e rëndësishme e karrierës sime në Policinë e Shtetit.

Pas një rrugëtimi 25-vjeçar me uniformën blu, me dëshirën për t’iu shërbyer pa kompromis, qytetarëve, ligjit dhe vendit, kam nderin dhe përgjegjësinë të marr detyrën më të lartë në organizatën tonë.

Këtë kurorëzim nuk e shoh thjesht si arritje profesionale, por si një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve dhe ndaj çdo punonjësi të Policisë së Shtetit.

Gjej rastin e veçantë të falënderoj kryeministrin dhe qeverinë shqiptare, për besimin e dhënë, si dhe çdo koleg me të cilin kemi ndarë këtë rrugëtim sakrificash.

I jam mirënjohës çdo efektivi policie që shërben çdo ditë me përkushtim, si dhe familjeve të tyre, që mbajnë peshën e kësaj detyre.

Nderim për dëshmorët e Policisë dhe respekt për veteranët, që mbeten burim frymëzimi.

Është punuar e sakrifikuar shumë deri më sot, mbetet sfidë thellimi i rezultateve dhe përmirësimi akoma më shumë i imazhit të Policisë, sepse një polici e denjë matet me besimin që fiton çdo ditë nga qytetarët.

Policia nuk është thjesht një institucion që ofron shërbim, ajo është vendi ku çdo qytetar gjen mbështetje, drejtësi dhe besim.

Prioritetet tona janë të qarta:

-Lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke filluar nga radhët tona;

-Rritje akoma më shumë e parametrave të sigurisë në shkolla dhe në çdo komunitet;

-Forcimi i rendit dhe i sigurisë në të gjithë territorin e vendit;

-Modernizimi i Policisë përmes teknologjisë, përfshirë projektin madhor "Smart City" dhe trajnimeve, sipas standardeve më të mira evropiane;

-Rritje akoma më shumë e transparencës dhe e përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve;

-Mbështetje dhe motivim për çdo punonjës policie që kryen detyrën me ndershmëri e përkushtim;

-Forcimi më tej i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Të dashur qytetarë,

Policia e Shtetit është e juaja. Ajo do të jetë gjithmonë në krah të ligjit dhe në krahun tuaj, profesionale, e gatshme dhe e përkushtuar.

Siguria juaj është detyrimi ynë më i madh.

Bashkëpunimi dhe besimi ndërmjet nesh janë thelbësorë për të ndërtuar një shoqëri më të sigurt.

Të nderuar përfaqësues të medias,

Ju jeni partnerë të rëndësishëm në informimin e drejtë dhe transparent të publikut. Policia e Shtetit do të jetë e hapur dhe e përgjegjshme në komunikim, duke rritur besimin përmes transparencës.

Të dashur punonjës të Policisë së Shtetit,

Ju jeni shtylla e këtij institucioni.

Nga ju kërkoj përkushtim, ndershmëri dhe respekt të palëkundur për ligjin dhe qytetarët.

Do të jem mbështetësi juaj në rrugën e drejtë, por edhe kërkues i lartë i standardeve dhe përgjegjësisë, sepse po përgatitemi për Policinë e Shtetit të një vendi evropian.

Le të punojmë së bashku për një polici që nuk e imponon autoritetin, por e fiton atë çdo ditë përmes shërbimit dhe drejtësisë.