Rrezikonte e jetën e nxënesve, IKMT shemb një objekt paleje në Shkodër

IKMT ka nisur ditën e sotme prishjen e ndërtimeve pa leje në qytetin e Shkodërs.

Në kuadër të kësaj është shembur nga IKMT, një objekt 1-katësh i cili prej vitesh shërbente si servis makinash.

Ai ndodhej në perimetrin e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër.

Këtë objekte paleje, pengonin zhvillimin e aktivitetit mësimor, si dhe ishin kthyer në rrezik për jetën e fëmijëve.

 IKMT vazhdon punën  për lirimin e hapësirave publike në funksion të shkollave dhe ambienteve mes pallateve.