ARRATISJA E “VR*SËSIT ME PAGESË"/ Ish-drejtori i burgut të Durrësit “mbyllet në shtëpi” për hetimin

Gjykata e Durrësit ka nxjerre nga qelia ish drejtorin e burgut të Durrësit të arrestuar pas skandalit të arratisjes së Altin Ndoci, gjatë shoqërimit për një vizitë në spitalin rajonal. Anëtari I dyshuar I grupit Çopja mbetet I lirë në arrati, ndërsa hetimet zbuluan shkelje nga zyrtarët e burgut të Durrësit në procedurat standarde.

Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, është nxjerrë nga qelia ku mbahej me akuza për shpërdorim të detyrës në rastin e arratisjes spektakolare të vrasësit të dyshuar Altin Ndoci më 13 janar të këtij viti, gjatë shoqërimit në spitalin rajonal për vizitë.

Gjyqtari i Gjykatës së Durrësit, Xhevdet Lika, pranoi kërkesën e ish zyrtarit për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, ndërsa hetimi I prokurorisë për arratisjen e bujshme vijon, dhe vrasësi I dyshuar që i iku punonjësve të burgjeve nga dora mbetet I lirë në arrati.

Hetimi tregoi se pavarësisht se cilësohej me rrezikshmëri të lartë Altin Ndoci u dërgua në Spital në shkelje të procedurave standarde, dhe duart e lira kur zbriti nga furgoni I burgjeve sic treguan pamjet.

Disa minuta më vonë Ai u fiksua duke u larguar me shpejtësi, pasi arriti ti shpëtojë grupit të shoqërimit, dhe më pas humbi gjurmët dhe aktualisht mbetet në kërkim.

Menjëherë pas ngjarjes u vunë në pranga 8 zyrtarë të burgut të Durrësit, dhe më pas edhe të drejtorit të institucionit.

ish-shefi i Policisë së Burgut Dezdemon Pazaj dhe 2 prej efektivëve të grupit të sghoqërimit mbeten në qeli, ndërsa kryeinfermieri Aulon Çuko dhe shefja e Shërbimit Shëndetësor të burgut, Ylfete Sema po hetohen me masën arrest në shtëpi.

Verifikimet e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Prokurorisë së Durrësit treguan se zyrtarët e burgut shpërdoruan detyrën për një sërë shkeljesh në procedurën e miratimit të lejes për vizitë të të paraburgosurit në Spitalin e Durrësit dhe procedurën standarde të shoqërimit.

Pas Skandalit, ministria e Drejtësisë vendosi largimin nga Burgu I Durrësit drejt burgjeve të sigurisë së lartë të të dënuarve dhe të paraburgosurve të cilësuar me rrezikshmëri.

Altin Ndoci akuzohet si krahu i armatosur i organizatës kriminale të Çopjave në Elbasan, dhe dyshohet nga SPAK se është I përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura vitet e fundit në vend.