Kolumbianët e karteleve në krah të Lali Erit

Erion Veliaj nga qelia prodhon në fenomen të ri, ndërsa kërkon mbështetje ndërkombëtare nga figura të përfolura për skandale dhe akuza, iu I radhës ishte ish kryebashkiaku I kryeqytetit Kolumbisëe. Burime të sigurta thonë se kontaktet e reja që ka siguruar Erion Veliaj në burgun e Durrësit, i kanë ofruar mbështetje të fuqishme edhe nga element të trafikut ndërkombëtar.

Edhe pse prapa hekurave, kjo nuk e ka penguar Erion Veliaj që të prodhojë një fenomen të ri të zyrtarit që në qëndrimin kundër drejtësisë thërret në krah figura të diskutueshme ndërkombëtarisht dhe tenton ti përdorë për të ndikuar gjyqin penal dhe atë moral para qytetarëve shqiptarë.

E tillë ishte jehoha që u tentua ti jepet reagimit ish-kryebashkiakut të Bogotas në Kolumbi, Enrique Peñalosa, ose më saktë kryeqytetit të trafikut të nartkoikëve, të cilin Erion Veliaj e ka pritur në zyrë në vitin 2024

Enrique Peñalosa i është paraqitur publikut si vlerë e madhe ndërkombëtare, duke iu shtuar kështu listës së të gjithë “ISH”-ëve që Veliaj ka nisur të përdorë në skemën e pengimit dhe fshehjes.

Burime të sigurta thonë se kontaktet e reja që ka siguruar Erion Veliaj në burgun e Durrësit, i kanë ofruar mbështetje të fuqishme edhe nga element të trafikut ndërkombëtar.

Por  kush është Enrique Peñalosa për të gjithë ata që nuk kanë marrë minimumin e iniciativës për ta verifikuar?

Gjatë ushtrimit të detyrës ai ka thuajse të njëjtat akuza si Erion Veliaj sa i përket menaxhimit të Bashkisë.

Lidhje korruptive, favore dhe interesa biznesi në të gjitha punët e institucionit që drejtonte. Peñalosa është akuzuar se kishte lidhje me kompani si Volvo dhe Scania, që furnizonin autobusë për sistemin TransMilenio.

 Ai i kishte favorizuar autobusat (BRT) në vend të metrosë për shkak të këtyre lidhjeve duke përfituar kështu në transportin publik.

Emri i tij del edhe në vitin 2021, ku nga skandali ‘Pandora Papers’ u verifikua se kishte pasuri dhe kompani offshore në Panama.

Kulmi i akuzave ndaj atij që shfaqet si aleat i dhembsur ndaj Veliajt, do të ishte gjatë operacionit në zonën “El Bronx”.

Ai është akuzuar për trajtim ç’njerëzor të të pastrehëve dhe dëbimin e detyruar të njerëzve për t’ia dhënë pronat në fjalë krimit të organizuar.

Dhe mbi të gjitha qershia mbi tortë: Mashtrim për arsimimin e tij, por me një ndryshim nga Veliaj i cili e ka lënë të paqartë këtë pjesë.

Miku i tij kolumbian u zbulua se kishte gënjyer për Doktoraturën dhe se nuk gëzonte asnjë titull të tillë. Por Penalosa u justifikua në atë kohë se ishte një gabim i stafit që i kishte shkruar CV-në.