Zgjedhja e Drejtorit të Policisë/ Lamallari- opozitës: Kushdo të zgjidhej, duhej të merrte parasysh baltën që do hidhnit ju
“Duke qenë se nuk i shpëtuam edhe kësaj radhe akuzave për Policinë e Shtetit, edhe pse vetëm sot është miratuar vendimi i qeverisë për caktimin në detyrë të Drejtorit Madhor Skënder Hita, për fatin e keq të drejtuesit të ri i cili duhet të marrë parasysh që në përshkrimin e detyrës së tij do të ketë akuza dhe bazë të opozitës. Në fakt policisë duhet dhënë besim dhe përkushtim dhe le ta besojmë me punë që ai i shërben shtetit shqiptar, qytetarëve dhe integrimit të vendit.
Hita është oficer karriere, unë kam pasur rastin që të bashkëpunoj prej 9 vitesh me të tashmë, që kur unë pata nderin që t’i bashkohem Ministrinë së Brendshme rreth 9 vite më parë. Ka qenë drejtues në disa qarqe më parë, ku ka spikatur për profesionalizmin, integritetin, për përkushtimin ndaj uniformës dhe organizatës. Jam shumë i lumtur që nga konkursi, ka spikatur roli i tij dhe kontributi i tij për disa vite në Policinë e Shtetit. Zoti Hita, ata që kanë qenë më parë, por edhe ata që vijnë më pas janë mësuar që gjithçka bëhet politike, për fat të keq edhe Policia e Shtetit," tha Lamallari.
