Raketa e katërt e ndaluar/ Raketa iraniane bllokohet para se të arrijë Turqinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2026, 18:10
Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s në Mesdheun lindor kanë interceptuar sot një raketë balistike e lëshuar nga Irani drejt Turqisë.
Lajmin e bëri të ditur Ministria turke e Mbrojtjes.
Sipas autoriteteve turke, kjo është raketa e katërt që ndalohet nga NATO që nga nisja e përplasjes mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
Ndërkohë, Irani ka mohuar vazhdimisht përgjegjësinë për lëshimin e këtyre raketave.
