ARRESTIME PAS PROTESTËS! Dhjetëra të arrestuar pas protestës “Jo Mbretërve” në Los Angeles

Dhjetëra persona janë arrestuar në Los Angeles pasi refuzuan të shpërndaheshin pas përfundimit të protestës “Jo Mbretërve” të cilët janë kundër rikthimit të presidentit Donald Trump për një mandat tjetër, ndërsa autoritetet zbatuan urdhrin për shpërndarje dhe përshkallëzuan masat e sigurisë në zonë.

Dhjetëra protestues janë arrestuar në Los Angeles pasi një tubimi të organizuar nën sloganin ‘Jo Mbretërve’, pasi refuzuan të largoheshin nga zona dhe pas urdhrave të përsëritura të policisë për shpërndarje.

Pas raportimeve, ndërhyrja e forcave të rendit erdhi pasi autoritetet e shpallën prootestën të paligjshme për shkak të mosrespektimit të kushteve të lejes.

Protesta e cila mblodhi një numër të konsiderueshëm aktivistësh, kishte në fokus kundërshtimin e autoritetit dhe politikave që, sipas organizatorëve, cenojnë liritë demokratike.

Edhe pse fillimisht tubimi u zhvillua pa incidente të mëdha, situata u tensionua në orët e mbrëmjes, kur një grup i pjesëmarrësve refuzuan të largoheshin.

Policia e Los Angeles bëri të ditur se protestuesve iu dhanë disa paralajmërime përpara se të ndërhynte, ndërsa arrestimet u kryen për mosbindje ndaj urdhrave të ligjshëm.

Autoritetet theksuan se veprimet e tyre synonin ruajtjen e rendit publik dhe sigurisë.

Nga ana tjetër, disa aktivistë dhe organizata të të drejtave civile kritikuan ndërhyrjen, duke e cilësuar atë si të panevojshme dhe dispropocionale.

Ata pretendojnë se protesta ishte kryesisht paqësore dhe se përdorimi i forcës nga policia ishte i pajustifikuar.

Ngjarja ka rihapur debatin mbi të drejtën e protestës dhe mënyrën e menaxhimit të tubimeve publike në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në një klimë të tensionuar politike dhe sociale.