Izraeli godet në zemër të Teheranit/ B*mbardon universitetin e Gardës Revolucionare

Forcat e armatosura të Izraelit njoftuan sot se kanë bombarduar një universitet në Teheran, i cili administrohet nga Garda Revolucionare Islamike.

Sipas ushtrisë izraelite, në këtë institucion zhvilloheshin “aktivitete kërkimore dhe zhvillimore për armë të avancuara”.

“Gjatë ditëve të fundit, është goditur një nga objektet kryesore ushtarake të Trupës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Ky objekt ndodhet brenda kampusit të Universitetit Imam Husein, institucioni kryesor akademik ushtarak i IRGC-së, i cili shërben gjithashtu si një burim emergjent për strukturat ushtarake të regjimit”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Më tej, në deklaratë shtohet se “nën petkun e aktiviteteve civile, brenda universitetit zhvilloheshin programe kërkimi dhe zhvillimi për armë të sofistikuara”.

Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa situata në rajon mbetet e paqëndrueshme.