CEO i Air Canada jep dorëheqjen pas dështimit të të folurit frëngjisht në mesazh ngushëllimi
Drejtori ekzekutiv i Air Canada, Michael Rousseau, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen në muajt e ardhshëm, pas kritika të forta për mospërdorimin e gjuhës frënge në një video ngushëllimi pas rrëzimit të një avioni në LaGuardia, Nju Jork, ku humbën jetën dy pilotë.
Videoja, e publikuar menjëherë pas tragjedisë, u kritikua nga politikanë kanadezë, përfshirë kryeministrin e Kanadasë dhe kryeministrin e Kebekut, që e panë si mungesë dhembshurie dhe kërkuan llogari për mosrespektimin e gjuhës frënge.
Rousseau, i cili jeton në Montreal dhe flet kryesisht anglisht, u thirr edhe në komisionin parlamentar për Gjuhët Zyrtare në Ottawa për të sqaruar situatën.
Ai ka punuar për Air Canada për gati 20 vjet dhe ishte bërë drejtor ekzekutiv në vitin 2021. Dorëheqja e tij vjen ndërsa kompania përballet me presion për të respektuar dy gjuhët zyrtare të Kanadasë në të gjitha komunikimet.
Air Canada President and CEO Michael Rousseau provides a video statement on the tragic accident involving Air Canada Express AC8646: pic.twitter.com/ZwFibpOkj2
— Air Canada (@AirCanada) March 23, 2026
