L*fta në Lindjen e Mesme/ Trump: Nëse nuk arrihet një marrëveshje do të shtohen s*lmet ndaj Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur për negociatat për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme. Përmes një postimi në rrjetet social, Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në diskutime serioze për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake në Iran.

Ai tha se është bërë një përparim i madh, ndërsa shtoi se mund të bëhet një marrëveshje së shpejti. Trump përsëriti kërcenimet e tij, duke thënë se do të hedh në erë centralet e tyre të gjenerimit të energjisë elektrike, nëse marrëveshja nuk arrihet. Sipas tij, kjo do të ishte një shenjë hakmarrjeje për shumë ushtarë amerikanë që kanë humbur jetën në luftën me Iranin.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në diskutime serioze me NJË REGJIM TË RI DHE MË TË ARSYESHËM për t’i dhënë fund Operacioneve tona Ushtarake në Iran. Është bërë përparim i madh, por nëse për ndonjë arsye nuk arrihet një marrëveshje së shpejti, gjë që ndoshta do të arrihet, dhe nëse Ngushtica e Hormuzit nuk është menjëherë “e Hapur për Biznes”, ne do ta përfundojmë “qëndrimin” tonë të këndshëm në Iran duke hedhur në erë dhe duke shkatërrur plotësisht të gjitha Centralet e tyre të Gjenerimit të Energjisë Elektrike, Puset e Naftës dhe Ishullin Kharg (dhe ndoshta të gjitha impiantet e desalinizimit!), të cilat qëllimisht nuk i kemi “prekur” ende.

Kjo do të jetë në shenjë hakmarrjeje për shumë ushtarë tanë dhe të tjerë që Irani ka masakruar dhe vrarë gjatë “Mbretërimit të Terrorit” 47-vjeçar të Regjimit të Vjetër. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. Presidenti DONALD J. TRUMP” – shkroi Presidenti në Truth Social.