Lufta në SHBA-Izrael-Iran/ Ministria e Jashtme sërish thirrje për shqiptarët: Shmangni çdo udhëtim drejt Lindjes së Mesme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë që të shmangin çdo udhëtim jo të domosdoshëm në Lindjen e Mesme, për shkak të situatës së pasigurt dhe të paparashikueshme në rajon.
Në një njoftim zyrtar, ministria apelon veçanërisht për të evituar udhëtimet turistike deri në një njoftim të dytë.
Autoritetet thonë se po ndjekin me kujdes zhvillimet dhe do të informojnë publikun vazhdimisht për çdo ndryshim të situatës.
Qëllimi i thirrjes është të mbrohet siguria e qytetarëve shqiptarë dhe të shmangen rreziqet e mundshme nga konfliktet në Lindjen e Mesme.
NJOFTIMI ZYRTAR I MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME:
Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme.
