Lita: Rama përqendrohet tek fasada, qytetarët vuajnë nga mungesa e ilaçeve dhe arsimi i dobët
Qeveria shqiptare duket se e ka zhvendosur theksin tek komunikimi dhe shpjegimi i punëve të bëra, duke i kushtuar orë të tëra diskutimeve mbi fasadën dhe marrëdhëniet me publikun.
Megjithatë, ky fokus në narrativë bie ndesh me një realitet të prekshëm problematik në sektorë kyç për jetën e qytetarëve.
Për të folur më tepër në lidhje me këtë temë, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte analisti Lavdrim Lita.
"Në thelb nuk ka ndonjë ndryshim. Pra, nëse ju vëreni faktin që kryeministri Rama edhe në mbledhjen e sotme të gjashtë orëve, e vuri theksin tek komunikimi, tek shpjegimi, domethënë te fasada, tek punët që duhen shpjeguar, duhen thënë njerëzve se sa punë të mira kemi bërë ne.
Jemi në mandatin e katërt. Nuk mund t'i thuash qytetarëve punë të mira që ne kemi bërë për Shqipërinë, sepse ty rrugët me këta punët e mira që ke bërë po të bien një nga një. Spitalet, je në mandatin e katërt, akoma ka probleme me ilaçet.
S'po flasim për onkologjikun që është bërë një dramë e vërtetë për qindra e mijëra familje që nuk marrin terapinë në kohën e duhur.
Ne duhet t'i themi këto gjëra, sepse ne kemi detyrë publike dhe qytetarët e themi si gazetarë, se po s'e thamë ne këta, nuk do t'i thotë askush tjetër në nivel kombëtar. Arsimi. Problematikat me cilësinë e arsimit.
Pra, ne kemi një masë të madhe studentësh analfabetë funksional, që nuk dinë tabelën e shumëzimit në shkollë të mesme",u shpreh Lita.
Ndiqni intervistën e plotë:
