Bido: Përfundimi i azhornimit të pronave, prioritet kryesor i PS-së

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bido theksoi se azhornimi i pronave do të realizohet brenda këtij mandati, duke sjellë siguri juridike për qytetarët, përfshirë ata të qarkut Vlorë.

"Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u ritheksua një nga prioritetet kryesore: përfundimi i azhornimit të pronave brenda këtij mandati në të gjithë vendin.

Një proces jetik për sigurinë juridike të pronës, që përfshin edhe bashkitë e qarkut Vlorë, aty ku shumë qytetarë presin zgjidhje konkrete prej vitesh", shkruan Bido.