"Organizimi është A-ja"/ Rama: Pagat në sektorin privat e publik janë rritur! Pensionet kanë hyrë në planin e rritjes

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke shtuar se organizimi është a-ja. Duke folur në një takim në njësinë numër 2 në Tiranë, Rama theksoi se është e nevojshme ristrukturimi në Bashkinë e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri u shpreh se pagat në sektorin privat dhe publik po rriten, si dhe pensionet kanë hyrë në planin e rritjes. ndërkohë shtoi se çdo vit, rritja do të dyfishohet.

“Duke qenë se ne kemi rinisur punën në funksion të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, ne fitoret tona i projektojmnë, i përgatisim duke marrë kohë dhe shumë më parë se gjithë të tjerët, ne kemi parë nevojën të bëjmë një ristrukturim të punës në Bashkinë e Tiranës.

Organizimi është a-ja. Ne sot jemi në një situatë që me kënaqësi e shohim që pagat në sektorin privat rriten. Pagat në sektorin publik janë rritur. Pensionet kanë hyrë në planin e rritjes. Çdo vit, rritja do të dyfishohet. Kjo do të thotë që funksionin ekonomia”, theksoi ai.