Mediat njoftojnë vd*kjen e tre gazetarëve libanezë pas një sulmi ajror izraelit

Një burim ushtarak njoftoi sot se tre gazetarë libanezë, përfshirë një korrespondent për ”Al-Mayadeen”, një kanal i lidhur me Hezbollahun dhe një korrespondent për ”Al-Manar”, kanal i lidhur me lëvizjen pro iraniane, u vranë nga një sulm ajror izraelit, në automjetin e tyre në Libanin jugor.

“Gazetarja e ‘Al-Mayadeen’, Fatima Ftouni, dhe korrespondeni i ‘Al-Manar’, Ali Shouaib, u vranë nga një sulm ajror izraelit në makinën e tyre në rajonin Jezzine”, deklaroi burimi, duke shtuar se vëllai i Ftounit, një kameraman, u vra gjithashtu në sulm.

”Al-Mayadeen” konfirmoi vdekjen e Ftouni, në Telegram, dhe ‘Al-Manar’ njoftoi vdekjen e korrespondentit të saj të luftës, një nga gazetarët me shërbimin më të gjatë në kanal, gjatë një buletini lajmesh.

Presidenti libanez, Joseph Aoun e konsideroi ngjarjen ”një krim flagrant”.