Tronditëse në Berat/ 39-vjeçari u arrestua për ab*zim, adoleshentja është mbesa e tij (EMRI)

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Berat. Një 39-vjeçar u arrestuar për abuzim seksual me një të mitur 15 vjeçe.

Mësohet se 39-vjeçari është identifikuar Sabri Likaj. Ndërsa shtetësja e mitur është mbesa e tij, vajza e vëllait, dhe jetonin në një banesë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 15 vjeçe.”- njoftoi policia.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Beratit.