Zjarr në Sherisht/ Flakët favorizohen nga era, digjen shkurre e bimësi

Zjarr në Sherrisht të Vlorës. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi, duke djegur shkurre dhe bimësi.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse paraqitet e vështirë për shkak të terrenit malor në zonë.

Autoritetet janë në gatishmëri dhe po punojnë për vënien nën kontroll të situatës. Nuk ka probleme për banesat.