FOTO-LAJMI/ Moti i keq, pema e rrëzuar nga era bllokon përkohësisht rrugën e Radhimës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2026, 09:01
Një pemë është rrëzuar në rrugën e Radhimës, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve.
Për shkak të pengesës, drejtuesit e mjeteve janë përballur me vështirësi në lëvizje deri në largimin e pemës nga rruga.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur pastrimin e aksit dhe rikthimin e qarkullimit.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
