Plakja e popullsisë, sociologu Gëzim Tushi paralajmëron pasojat

Sociologu Gëzim Tushi ishte i ftuar në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, ku foli për fenomenin e uljes së lindshmërisë dhe pasojat e tij në shoqërinë shqiptare.

Gjatë intervistës, Tushi përdori një metaforë të fortë për të përshkruar situatën aktuale demografike, duke u shprehur se “jemi një shoqëri me flokë të thinjura”.

Sipas tij, rënia e vazhdueshme e lindshmërisë po çon drejt plakjes së popullsisë dhe tkurrjes së brezave të rinj.

Ai theksoi se ky fenomen sjell pasoja të shumta, duke filluar nga ulja e forcës së punës, rritja e barrës mbi sistemet sociale dhe deri te ndryshimi i strukturës familjare.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”