Lika: Faktorët ekonomikë po ndikojnë në uljen e lindshmërisë në Shqipëri

Avokatja Brunilda Lika ishte e ftuar në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, ku komentoi mbi rënien e lindshmërisë dhe ndikimin e faktorëve ekonomikë në vend.

Gjatë fjalës së saj, Lika theksoi se cilësia e jetës në Shqipëri nuk është e lartë dhe kjo ndikon direkt në vendimmarrjen e familjeve për të pasur fëmijë.

Ajo përmendi se arsimi dhe shëndetësia shpesh kërkojnë pagesa të shumta nga xhepi i qytetarëve, ndërsa shumë shërbime, përfshirë ato spitalore, nuk rimbursohen.

Avokatja lidh këto kushte me faktorët ekonomikë që, sipas saj, kanë sjellë vendin në situatën aktuale ku lindshmëria ka rënë ndjeshëm.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”