Reforma Territoriale/ PS dhe PD dakordësohen, miratohet kalendari i dëgjesave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2026, 14:32
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakord këtë të mërkurë në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale. Gjatë mbledhjes së sotme bashkarisht të dyja palët kanë miratuar kalendarin e dëgjesave.
Bashkëkryetarët, Luçiano Boçi dhe Arbjan Mazniku u shprehën se dëgjesat do të nisin në 3 prill. Ndërkohë, gjatë muajve prill dhe maj do të vijojnë dëgjesat në Kuvend si dhe në terren me kryetarët e bashkive.
