Abuzimet me tenderët/ Shtatzënia e shpëtoi nga arresti shtëpiak, Hava Delibashi paraqitet në SPAK, ja arsyeja

Ish-zëvendesdrejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Hava Delibashi është paraqitur gjatë ditës së sotme ne SPAK.

Mësohet se ardhja e saj në dyert e SPAK-ut ishte për masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje'.

Delibashi po hetohet veprat penale “shkelje të barazisë në tendera e kryer në formën e bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga grupi kriminal.

SPAK pretendon se brenda AKSHI-t vepronte një grup i strukturuar kriminal që drejtohej nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët urdhëronin rrëmbimin e rivalëve, sikurse ishte Gerond Mece dhe i detyronin të tërhiqeshin nga tenderat.

Ndërkohë që GJKKO ka shqyrtuar gjatë ditës së sotme edhe kërkesën e saj për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Kërkesë që është pranuar nga GJKKO dhe ndaj saj është caktuar masa detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit.