U arrestuan në protestën e opozitës, lirohen 15 protestuesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2026, 13:14
Pas dy orësh e gjysëm në seancë me dyer të mbyllura Gjyqtarja e masave të sigurimit personal vendosi t’i lirojë të 15 protestuesit e arrestuar.
Ndaj tyre u shpall masa e detyrimit me paraqitje.
Gjatë masës ndaj protestuesve që morën pjesë në protestën e 22 marsit, në ambjentet e jashtme të gjykatës qëndruan deputetë të PD, familjarë dhe mbëshetës.
