EMRI/ Emërohet drejtori i ri i OSHEE-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2026, 22:41
Mentor Hima është emëruar drejtori i ri i OSHEE.
Në këtë detyrë Hima, zëvendëson Enea Karakaçin, i cili u emërua Ministër i Energjetikës dhe Infrastrukturës.
Sipas raportimeve në media emërimi i Himës është bërë ditën e sotme, duke shënuar një ndryshim në drejtimin e një prej institucioneve kyçe në sektorin energjetik në vend.
Më herë Hima ka mbajtur postin e drejtorit të Departamentit të Shitjes dhe Arkëtimit në OSHEE.
Kujtojmë se Enea Karakaçi u emërua si Ministër i Energjetikës dhe Infrastrukturës pak kohë më parë, pas shkarkimit nga detyra të ish-numrit dy të qeverisë Rama, Belinda Ballukut, e marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.
