BERISHA MBYLL SEZONIN/ Mesfushori është lënduar sërish gjatë një seance individuale stërvitore

Medon Berisha nuk do të luajë më për këtë sezon. Mesfushori ka është lënduar sërish gjatë një seance individuale stërvitore, ku po rikuperohej. Lajmin e ka konfirmuar vetë Leçe, ndërsa shqiptari është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit

Ky sezon nisi me shkëlqim për Medon Berishën, por rezultoi më i keqi në karrierën e tij.  Mesfushori nuk mund të luajë më për këtë sezon, pasi ai ka pësuar një tjetër dëmtim. Shqiptari është lënduar sërish gjatë një seance individuale stërvitore, ku po rikuperohej.

ndërsa pritej kthimi në fushë pas një dëmtimi të gjatë që pësoi në fundin e vitit të kaluar, ka pësuar një tjetër problem dhe tashmë do të jetë i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.

Bëhet fjalë për një problem serioz në muskulin e brendshëm të kofshës së djathtë, që e detyron atë të ndalet sërish.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Leçes. Me anë të një njoftimi zyrtar, klubi përjashton mundësinë që Medon Berisha të kthehet të luajë sërish në pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Berisha po kalonte një formë të shkëlqyer, duke u shpallur tre herë radhazi lojtari më i mirë i Lecce-s, por në muajin dhjetor pësoi një dëmtim në kofshë që e la jashtë fushave për disa javë.

Fillimisht, rikuperimi i tij u menaxhua me kujdes nga stafi mjekësor i klubit dhe pritej që mesfushori të rikthehej brenda dy muajsh.

Pas dëmtimit ka reaguar edhe vetë lojtari, ka reaguar në rrjetet sociale, ku nuk e ka fshehur zhgënjimin për këtë situatë.

Ai shprehet se është një moment shumë i vështirë. por do të jap gjithçka për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur. Në 13 ndeshje të luajtura këtë sezon, Berisha shënoi dy gola dhe dha 3 asiste.

Për shkak të këtij dëmtimi,  Medon Berisha nuk është grumbulluar nga trajneri Sylvinho për ndeshjet e Kombëtares në fazën e playoffit të Boërorit të 2026. Mesfushori do të ketë gjithë kohën e duhur në dispozicion për t’u kthyer në formën më optimale për sezonin e ardhshëm.