“Nuk është Binaj”/ Curri: Ja kush do të jetë kandidati i PD-së për zgjedhjet në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2026, 22:35
Analisti Arjan Curri ka deklaruar këtë të hënë se Partia Demokratike, do të zgjedhë Ilir Alimehmetin si kandidat për zgjedhjet lokale në Tiranë vitin e ardhshëm.
I ftuar në emisionin “Top Story”, Curri deklaroi, nuk do të jetë Florian Binaj, por sipas tij, kandidatura i është premtuar Alimehmetit.
“A do kenë Florian Binajn kandidat apo do ia japin Alimehmetit. Unë di një tjetër thashethem, që i është premtuar Alimehmetit kandidimi për Bashkinë e Tiranës”,- ka deklaruar Curri ndër të tjera.
