"Do vijojnë foltoret dhe protestat"/ Vokshi: Qeveria nuk i ndjen vështirësitë e qytetarëve, rritja e çmimeve po thellon pakënaqësinë

Në një lidhje direkte për Ora News, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, foli për vazhdimin e protestave dhe aksionit opozitar në vend.

Sipas saj, protestat nuk ndalen pavarësisht ditës së festës së Novruzit, dhe pjesëmarrja e qytetarëve ishte masive.

Qytetarë, demokratë dhe individë pa parti dolën për të shprehur pakënaqësinë ndaj situatës politike dhe ekonomike nën qeverisjen e mazhorancës.

“Edhe sot para Kryeministrisë do të kemi foltore, sikurse dhe protesta të tjera në Durrës dhe qytete të tjera,” tha Vokshi.

Ajo shtoi se zemërimi qytetar lidhet me nivelet e larta të korrupsionit dhe pasojat e politikave qeveritare mbi ekonominë.

“Qeveria nuk ndjen vështirësitë ekonomike të qytetarëve, çmimet e larta të karburantit dhe të produkteve të tjera po thellojnë pakënaqësinë.”-shtoi Vokshi.

Ndiqni intervistën e plotë: