"Janë ndaluar pa asnjë provë"/ Grimci për arrestimet e protestës: S'ka pamje filmike që të vërtetojnë akuzat

Në një lidhje direkte për Ora News, avokatja e PD-së Eda Grimci, që përfaqëson disa nga të ndaluarit gjatë protestës së fundit në kryeqytet, foli për procedurat e arrestimeve dhe sekuestrimin e telefonave.

Ajo tha se shumica e të ndaluarve nuk janë kapur duke kryer akte të dhunshme, por thjesht si pjesëmarrës në protestë.

“Të gjithë janë ndaluar pa asnjë provë dhe nuk ka pamje filmike apo fotografi që të vërtetojnë akuzat,” tha Crimci.

Avokatja shtoi se arrestimet janë bërë larg vendit të protestës, në zona si stadiumi Dinamo, pranë Air Albania dhe stacioni i trenit, duke u krijuar një ndjenjë se janë kryer “për statistikë”.

“U morën kartat e identitetit dhe më pas u bënë raportet e shërbimit, por asnjë provë konkrete. Telefonat e tyre u sekuestruan gjatë natës, duke e bërë situatën edhe më të vështirë për protestuesit,” tha Grimci.

Tani çështja pritet të shkojë në gjykatë për të vendosur mbi ligjshmërinë e këtyre veprimeve.

Ndiqni intervistën e plotë: